Studimi/ Vetmia na plak më shumë se pirja e duhanit

27 Shtator 2022, 11:34 / JETË ALFA PRESS

Studimi/ Vetmia na plak më shumë se pirja e duhanit

Sipas një studimi është vërtetuar se të qenit i vetmuar mund të jetë e dëmshme për shëndetin psikologjik, por  studimi ka treguar se mund të ndikojë dhe në shëndetin fizik, duke përshpejtuar procesin e plakjes. Studimi zbuloi se vetmia rrit moshën biologjike të njerëzve më shumë sesa pirja e duhanit.

Studimi përdori një “orë plakjeje” për të testuar gjakun dhe të dhënat biometrike nga 12,000 të rritur kinezë. Ora përcaktoi se pirja e duhanit shtoi rreth 1.25 vite ndërsa ndjenja e vetmisë mund të shtojë 1.65 vite. Por nuk ishte ndjenja e vetme që kontribuoi në përshpejtimin e plakjes, por një grup i tërë psikologjik që përfshinte gjithashtu frikën, dëshpërimin, depresionin, pakënaqësinë dhe gjumin e dobët.

 ‘Shëndeti mendor nxitësi kryesor i plakjes’

Autorët arritën në përfundimin se duke pasur parasysh lidhjen e fortë midis gjendjeve psikologjike dhe plakjes, shëndeti i dobët mendor duhet të njihet si një nxitës kryesor i plakjes. “Ky studim hedh themelet për mjetet e reja që mund të ndihmojnë në ndryshimin e plakjes psikologjike dhe biologjike dhe përmirësimin e mirëqenies në të njëjtën kohë,” tha Alex Zhvaoronkov, një bashkautor i punimit.

 

Po ndodh...