Supë e lehtë verore
Supa më ideale për stinën e verës. Me shije fantastike dhe me perime të freskëta.
Kungulleshka e mashurka të njoma, patate të reja dhe karrota të freskëta, të gjitha vlerat në një pjatë të vetme.
Kjo është një recetë e thjeshtë por e pasur në vlera ushqyese, e cila krahas shijes fantastike rigjallëron organizmin dhe gjithë trupin gjithashtu.
Alfapress.al ju sugjeron më poshtë përgatitjen e supës verore me perime, e cila me siguri do t’ju kënaqë nepsin dhe oreksin e do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.
Kjo supë shoqërohet në mënyrë fantastike me bukë të thekur apo byrekë shtëpie si dhe me sallata të freskëta të stinës.
Supa e verës është alternativë fantastike për t’u konsumuar në vaktin e drekës por edhe të darkës gjithashtu.
Përgatitja e Supës Verore me Perime
Përbërësit
(Përbërësit më poshtë janë për 4 persona – nëse preferoni mund ta përgatisni edhe pa mish)
200 gr mish pule ose mish viçi
Dy karrota (mesatare)
Dy patate (mesatare)
2 kungulleshka (mesatare)
Një tas mesatar me mashurka
1 filxhan çaji bizele
2 speca të gjelbër
1 kokër qepë
4 lugë vaj ulliri
1 l lëng mishi (mund të përdoret edhe ujë)
1 lugë çaji miell
Kripë
Majdanoz ose Kopër
Përgatitja
Si fillim, pasi i keni pastruar mirë, Alfapress.al ju udhëzon të prisni të gjitha perimet në kubikë të vegjël.
Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët të prera hollë me ndihmën e një thike.
I kaurdisim derisa volumi i tyre të bjerë. Nëse do e përgatisni me mish, shtoni mishin e prerë në kubikë të vegjël dhe kaurdiseni për 2 minuta.
Më pas shtojmë të gjitha perimet. Shtoni miellin dhe kaurdisini për disa minuta.
Hidhni kripën dhe lëngun e mishit (ose ujin).
I lëmë të zjejnë të gjitha bashkë derisa perimet të zbuten.
Në fund, sipas dëshirës kur serviret supës i hidhet majdanoz ose kopër e grirë hollë. Serviret e ngrohtë dhe spuerkatet me pak lëng limoni./Alfapress.al
Ramën dhe Berishën i bashkon (edhe) lufta kundër Bashës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128