Zbulohen portrete dhe figura shenjtorësh gjatë punimeve në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit
5 Nëntor 2024, 18:05 / JETË

Gjatë punimeve për restaurimin e pikturës murale në Kishën e Shna Ndout në Kepin e Rodonit janë zbulurar disa portrete dhe figura shenjtorësh.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka shpjeguar se këto portrete kanë dalë në pah si rezultat i punës përgatitore për konsolidimin e shtresave të pikturës mural dhe pastimin nga mbivendosjet me gëlqere e llaç.
Piktura murale e kësaj kishe bashkë me atë të Kishës së Shëlbuemit në Rubik ishin në fokusin e programit të #EU4Culture gjatë këtij viti për restaurimin e veprave të artit ndërsa ndërhyrjet u realizuan nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

