Viktima çdo ditë, Zelensky: Rusia, organizata më e madhe terroriste në botë

28 Qershor 2022, 14:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Viktima çdo ditë, Zelensky: Rusia, organizata më e madhe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se sulmi rus ndaj qendrës tregtare në Kremenchuk të hënën, e ka bërë shtetin e udhëhequr nga Putini “organizatën më të madhe terroriste në botë”.

Zelensky ka kërkuar përmes një video-adresimi që komuniteti ndërkombëtar ta ndalë “terrorin rus”, raportoi BBC-ja të martën.
Numri i të vdekurve si pasojë e sulmit në qendrën tregtare ka shkuar në 18, derisa kanë mbetur të plagosur edhe dhjetëra të tjerë.

Zelensky ka deklaruar se numri i viktimave mund të rritet.

Duke iu kthyer takimit të liderëve të G7-s që po zhvillohet, ai tha se “një rezultat i rëndësishëm është arritur”.

“Demokracitë më të fuqishme në botë do të mbështesin shtetin tonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme për fitoren tonë. Ukraina nuk do të thyhet! Kurrë”, ka thënë Zelensky.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128