
17 vjet shtet, Kuvendi i Kosovës pret 5 mijë vizitorë fëmijë

Me rastin e shënimit të 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kuvendi nga e hëna ka hapur dyert për fëmijët. Interesimi i nxënësve nga të gjitha grup-moshat për ta parë nga afër institucionin ligjvënës ishte shumë i madh dhe për pesë ditë Kuvendin e vizituan rreth 5 mijë fëmijë.
Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi tha se çdo vit e më shumë po rriten kërkesat për ta vizituar sallën plenare ku më 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia.
“Nga e hëna e këtej, për 5 ditë radhazi, janë 5 mijë vizitorë kryesisht nxënës të shkollave fillore dhe të mesme dhe kopshteve që kanë shprehur dëshirën ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës…
Ky aktivitet është i përvitshëm – shënimi i pavarësisë së vendit me hapjen e dyerve të Kuvendit për fëmijët është në kalendarin e Kuvendit në kuadër të Kuvendit për hapje dhe transparencë.
E veçanta është se çdo vit kemi rritje të kërkesave të vizitorëve, kryesisht fëmijëve për të vizituar Kuvendin, më konkretisht sallën plenare ku është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt 2008”, tha ai.
Krasniqi tha se rritja e interesimit për të vizituar Kuvendin tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërimit të fëmijëve me festën e pavarësisë.
“Kjo rritje e numrit tregon një forcim të ndjenjës dhe mishërim të fëmijëve dhe moshave të reja me festën e pavarësisë”, tha Krasniqi. Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe shtetësinë e saj deri tani e kanë njohur mbi 110 vende të botës. /KP

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128