Abazoviç i lutet Bidenit: Shpalli “non grata” të korruptuarit në Ballkan

23 Shtator 2022, 19:22 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Abazoviç i lutet Bidenit: Shpalli “non grata” të

Kryeministri malazez në detyrë Dritan Abazovic ka deklaruar nga SHBA-të pas takimit me presidentin amerikan se vetëm Biden mund ta shpëtojë Ballkanin Perëndimor nga ndikimi rus dhe kinez.

Sipas Abazovic nëse rajoni shkon në drejtim të nacionalizmit dhe konfliktit, do të bëhet një objektiv i lehtë për ndikimin rus e kinez.

“Mesazhi im për Biden ishte i thjeshtë. Presidenti amerikan duhet të vijoje qe te përdorë urdhra ekzekutivë për të sanksionuar politikanet e përfshirë në korrupsionin te nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kjo është mënyra më e mirë dhe më e thjeshtë për presidentin Biden për të shpëtuar Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht ndikimit rus apo kinez, nëse Biden mendon se ndikimi i huaj duhet të parandalohet, ai duhet të sanksionojë njerëzit e korruptuar.

Kjo do të mjaftonte për të ndaluar aktorët politikë që duan qe te destabilizojnë Malin e Zi dhe rajonin” tha ai.

Po ndodh...