Ahmeti për gjyqin në Hagë: Të bëjmë grevë në Europë e në SHBA
Një nga nismëtarët e UÇK-së Ali Ahmeti, në një intervistë dhënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan sot në 18 shkurt, komentoi gjyqin në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku çlirimtarët thanë edhe fjalën e tyre të fundit.
Ahmeti u shpreh se lufta e UÇK-së ka qenë e imponuar, pasi shqiptarët ishin nën një regjim të egër serb. Ai tha se mban mend që në vitin 1981, kur shpërthyen demonstratat e para, burgjet serbe ishin mbushur me të rinj shqiptarë. Ahmeti shtoi se duhet të mos përjashtohet mundësia që të bëhet grevë urie nga shqiptarët në Hagë, Bruksel e në Uashington.
“Kjo punë ka filluar me regjisorin Dick Marty, që ka shkruar me qindra faqe, ku janë pasqyruar të gjitha shpifjet, që ka bërë Shërbimi Sekret Serb në bashkëpunim me Shërbimin Sekret Rus, për ta denigruar UÇK-në, luftën tonë të drejtë. Lufta na u imponua, nuk e zgjodhëm ne atë luftë. Unë kam marrë pjesë në beteja të hershme kundër regjimit serb që në demonstratat në 1981. Burgjet serbe ishin mbushur me shqiptarë. Gjithë populli ka qenë në torturë, lufta u imponua. Pavarësisht pretendimeve të Dick Martyt, ne do përpiqemi që Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ta mbrojmë në pastërtinë e saj. Dick Marty shpifi dhe ato që tha nuk u vërtetuan asnjëherë. Në mënyrë të turpshme, ai ngriti akuza për transplant organesh dhe kjo ra si kullë për letre dhe u ndryshua akuza. Kjo akuzë, çdo shqiptar patriot e ka goditur në shpirt, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë bërë gjëra të tilla. Këta shokë lufte akuzohen për gjëra që nuk i kanë bërë. Ne duhet të gjithë të mobilizohemi për të vërtetën, sepse po gjykohet historia. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vihet në alarm. Gjykatësit i përkasin një kombi dhe të shikojmë sesa ata çlirimtarët e kombit të vet i kanë nxjerrë nëpër gjyqe dhe i kanë dënuar. UÇK-ja ka mbrojtur pragun e vet, duke dhënë dëshmorë nga familjet e popullit. Pse jo të bëhet grevë urie në Hagë, në Bruksel dhe në Londër e Uashington. Kemi bërë grevë urie me heronj të Kosovës në vitet 1993-1994. Greva të trokasë në ndërgjegjen e gjyqtarëve që marrin akuzat”, tha Ahmeti.
Duke folur për gjyqin sot, Ahmeti deklaroi se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të jenë shumë krenarë. Ai deklaroi se bashkohet me fjalën e thënë nga Rexhep Selimi, që u shpreh në gjyq, se ai ia kishte liruar prangat popullit të tij.
“Porosia ime për ish-krerët e UÇK-së është që të mos dëshpërohen. Rexhep Selimi tha se unë ia kam hequr prangat popullit tim. Ata gjithmonë e më shumë po fitojë përkrahjen e popullit shqiptar. Qytetarët duhet të vijojnë të mbështesin çlirimtarët e kombit shqiptar”, u shpreh Ahmeti.
Po ndodh...
ide
Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?
Kapja e shtetit edhe elitat shpirtshitura!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128