Aksident në Kosovë, përplasen katër makina, plagosen pesë persona

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku.
Në aksident u përfshinë një autobus dhe tri automjete. Lajmin e konfimoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
“Rreth orës 19:10 është raportuar aksident trafiku në fshatin Mleqan-Malishevë (rruga Prishtinë-Pejë). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë një autobus dhe tri automjete udhëtaresh. Përveç dëmeve materiale, deri më tani është raportuar për pesë persona të lënduar. Aktualisht, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke ndërmarrë veprimet nevojshme hetimore”, ka thënë ai për Express.
Po ndodh...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
