Arrestohet një i dyshuar për ter*orizëm në Prishtinë
Policia e Kosovës njoftoi sot arrestimin e një personi për armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve, përgatitje të veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
Sipas policisë tek i dyshuar gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë të dyshuar narkotike, etj.
“Në lidhje me rastin e lartcekur pas konsultimeve me prokurorin kompetent, gjatë kontrollit në banesën dhe objektet përcjellëse tek i dyshuari mashkull kosovar njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar; tri zolla, gjashtë fishekë special, pesë fishekë të tjerë dhe substancë e dyshuar narkotike (dyshohet marihuanë) me peshë 269.3 gram, peshore elektronike, një USB, grinder, një telefon dhe dy mbështjellëse të zollave (qese).
Lidhur me rastin personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të PSRK-së është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Donald J. Trump, një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës
ide
Donald Trump do të pushtojë planetin Mars
Që partitë e reja të mos jenë imitime të zbehta të atyre të vjetra
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128