Axhenda/ Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë.
Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët.
Në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.
Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.
Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media. Agjenda mbyllet me një drekë zyrtare.
-
Rusia valë sulmesh në Ukrainë, godet një ndërtesë në Sumy
18 Nëntor, 08:35
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128