Befason Rama: Scholz mu duk si Merkel, ja kur e kuptova që nuk ishte ajo

23 Shtator 2022, 22:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Befason Rama: Scholz mu duk si Merkel, ja kur e kuptova që nuk ishte ajo

Në një intervistë për emisionin radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart, kryeministri Edi Rama ka folur për admirim ndaj ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

Rama ka treguar një moment të veçantë, se kur ka takuar kancelarin Olaf Scholz në zyrën e Merkel, e ka ngatërruar me ish-kancelaren.

Rama thotë se e ka kuptuar që nuk është Merkel, kur kancelari i ka thënë që është i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit të tij, gjë që sipas Ramës, Merkel s’do e thonte asnjëherë.

“Ju keni një marrëdhënie shumë të mirë me Angela Merkel. A ka vazhduar me Scholtz, vazhdoni ta ndieni mbështetjen e gjermanëve?

Edi Rama: Do të them një gjë, nuk është shaka, është e vërtetë. Kur takova Scholtz në zyrën e Angelas, për ca minuta po ndihesha shumë çuditshëm sepse po mendoja ishte ajo që prezantonte veten e saj si burrë para meje. I njëjti qëndrim, e njëjta mënyrë e mbajtjes së duarve, e njëjta pamje, i  njëjti reagim, i njëjti ton zëri. E kuptova që nuk ishte ajo, por ai, në momentin kur tha jam i angazhuar që Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor të futen në BE gjatë mandatit tim, ajo nuk do e thoshte kurrë këtë.”

Po ndodh...