Bie miti i çmimeve shumë të larta për apartamente: Shqipëria më e lira në rajon!

10 Gusht 2022, 11:04 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Bie miti i çmimeve shumë të larta për apartamente:

Të paktën gjatë këtyre viteve të fundit në Shqipëri por veçanërisht në Tiranë, çmimet e apartamenteve janë rritur në mënyrë eksponetciale. Analizat dhe lajmet se në vendin tonë çmimet për metër katrorë janë nga më të lartat edhe në Europë, kanë krijuar mitin se kjo është e vërtetë.

Por sipas një analize të Radio Evropa e Lirë, bazuar në Agjencitë për statistika dhe raportimet e mediave, Kosova është vendi i tretë me cmimet më të larta të banesave në Ballkan, pas Kroacisë dhe Serbisë. Një metër katror në ndërtesat e reja në Kosovë kushton mesatarisht 1300 euro. Një vit më parë, një metër katror kushtonte 1070 euro mesatarisht. Pra çmimet e banesave të reja në një vit janë rritur me 22%.

Shtrenjtimi ka ndodhur pas rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, në shkurt të këtij viti. Kroacia ka një mesatare prej 2270 euro për metër katror dhe Serbia me 1980 euro për metër katror. Më lirë në rajon, banesat kushtojnë në Shqipëri, që është vendi me rritjen më të vogël të çmimeve, prej 4%. Një metër katror në ndërtesat e reja në Shqipëri kushton mesatarisht 1143 euro. Pak më shtrenjtë kushtojnë në Bosnje e Hercegovinë me 1150 euro mesatarisht. Pasojnë Maqedonia e Veriut me 1240 euro dhe Mali i Zi me 1270 euro.

Çmimet e pasurive të paluajtshme në Bashkimin Europian janë 10.5 % më të larta në tremujorin e parë të vitit 2022, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, sipas të dhënave të Eurostatit.
Kujtojmë se kjo analizë, bëhet mbi një mesatare çmimesh për gjithë vendin. Në rastin konkret, Shqipëria, ka një disnivel teje të madh mes vlerës së një apartamenti në Tiranë dhe atij në një qytet tjetër.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128