“Bixhoz me aleatët”, kryeministri Kurti replikon me Osmanin: Për politikën e jashtme kemi komunikuar vazhdimisht

29 Nëntor 2024, 20:43 / KOSOVA ALFA PRESS

“Bixhoz me aleatët”, kryeministri Kurti replikon me Osmanin:

Në përgjigje të deklaratave të presidentes Vjosa Osmani, se marrëdhëniet me aleatët po vihen në rrezik, Kryeministri i Kosovës, ka deklaruar se mban komunikim dhe bashkërendim të vazhdueshëm me presidenten për politikën e jashtme.

I pyetur nga gazetarët gjatë një aktiviteti në Podujevë kryeministri Albin Kurti tha se arritjet janë të përbashkëta dhe sfidat duhen tejkaluar.

“Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim dhe bashkërendim edhe me presidenten Osmani edhe kryeparlamentarin [Glauk] Konjufca edhe ministren e jashtme [Donika] Gërvalla sa i përket politikës së jashtme. “Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta edhe kësisoj duhet të vazhdojmë. Nuk ka vështirësi dhe sfida të tilla që nuk i tejkalojmë”, thotë Kurti.

Në fjalimin përpara deputetëve më 21 nëntor, presidentja Osmani bëri thirrje për ruajtjen e marrëdhënieve me vendet aleate, duke theksuar se cenimi i raporteve me këto vende e cenon vetë Kosovën.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës, është kritikuar dhe akuzuar nga Shtetet e Bashkuara, aleati kryesor i vendit, si dhe nga Bashkimi Evropian, për veprime të “njëanshme dhe të pakoordinuara” në veriun e banuar me shumicë serbe.

 

Po ndodh...

ide