Burri vret me armë gjahu nënën dhe fëmijën 1 vjeç në Greqi

30 Shtator 2022, 12:35 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Burri vret me armë gjahu nënën dhe fëmijën 1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Kavalla të Greqisë ku një 56-vjeçar ka vrarë me pushkë gjahu ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tij 1-vjeçar dhe më pas veten. Shkak i vrasjes tragjike dyshohet të jenë mosmarrëveshjet që çifti kishte mes tyre.

Siç raportojnë mediet greke ish-gruaja e 56-vjeçarit me origjinë gjermane dhe greke kishte në plan të shkonte në Gjermani bashkë me fëmijën.

56-vjeçari kishte shprehur mospëlqim për vendimin e ish-bashkëshortes. Mesa duket kjo ka qenë arsyeja e debateve të shumta mes çiftit, që çuan 56-vjeçarin në kryerjen e krimit tragjik. Policia ka shkuar në banesën ku ndodhi krimi makabër për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

 

Po ndodh...