Buzhala pas exit-polleve: Shqiptarët e Kosovës vendosën të ruajnë balancin e demokracisë
9 February 2025, 21:08 / KOSOVA

Gazetari Berat Buzhala, thotë se nëse qëndrojnë të dhënat e exit poll-eve, atëherë shqiptarët votuan kundër referendumit të Albin Kurtit.
Kështu tha Buzhala në Rubikon:
“Nëse qëndrojnë exit popllet ( të Fisit, Batonit, UBO-së), shqiptarët kanë votu kundër referendumit të kryeministrit Kurti.Kryeministri Kurti ka shpallë referendum. I dyti i VV-së ka thënë ‘nëse e votoni opozitën, e votoni Serbinë’.
Ky rezultat është një flakaresh për populizimin. Shqiptarët e Kosovës kanë vendosë me e ruajtë balancin e demokracisë. Shqiptarët nuk treguan gatishmërinë për ta marrë një njeri drejtësinë, gjykatat, mediat. Nëse këto janë rezultatet që do të dalin edhe prej ‘sandakëve’, atëherë ky është fantastik”, tha ai.
Po ndodh...
Kasta kundër popullit
Nga Alban Daci
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
