Caktohet takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e BE
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar takimin e radhës mes kryenegociatorit të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç.
Sipas tij, ky takim me ndërmjetësimin e BE do të mbahet në muajin Dhjetor. Në një postim në rrjetet sociale, Lajçak ka bërë të ditur se vizitat e tij gjatë dy javëve të fundit në Gjenevë, Tiranë dhe Paris kanë qenë produktive.
“Me bashkëbiseduesit e mi në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Quai d’Orsay, u angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im teksa po përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në muajin Dhjetor”.
Takimi i fundit i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë ka qenë në muajin Tetor.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128