“Dhimbje e krenari”, Albin Kurti: Vetëflijimi dhe sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
6 March 2024, 11:05 / KOSOVA

Krerët shtetërorë në Kosovë kanë bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Kryeministri Albin Kurti tha se vetëflijimi e sakrifica e familjes Jashari janë vet epopeja e UÇK-së.
“Në Prekazin heroik e historik kthehemi e rikthehemi që të kujtojmë çmimin dhe rrënjët e lirisë që e gëzojmë. Të gjithë duhet të vijnë në këtë vend që të mos harrojmë dhe të mos devijojmë drejt së ardhmes. Vetëflijimi, sakrifica e Jasharajve është epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Themelet e çlirimit të vendit tonë që paraqet edhe dhembje e krenari por edhe besë e shpresë për shtetin e popullin tonë. Me përkulje respekti gjithnjë e përgjithmonë u jemi falënderues e mirënjohës Jasharajve “, tha Kurti.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

