
Dollari, në nivelin më të lartë në 5 javë. Ja çfarë pritet të ndodh në SHBA

Dollari amerikan e ka nisur në rritje edhe sesionin e parë të kësaj jave dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 5 javët e fundit, për shkak të basteve se Rezerva Federale do t’i mbajë normat e interesit të larta për një kohë të gjatë.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen të martën. Sipas një vëzhgimi të pavarur nga Universiteti i Miçiganit, rezultoi se inflacioni vjetor është rritur me 4.2%, gjatë janarit. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 103.6, niveli më i lartë që nga 6 janari.
Në fokus të tregjeve është edhe guvernatori i ri i Banka e Japonisë dhe me shumë gjasa do të jetë Kazuo Ueda. Gjatë një interviste të dhënë më herët, Ueda premtoi se do të vijojë me politikën monetare ultra lehtësuese, pavarësisht se inflacioni po qëndron në nivelin më të lartë në 4 dekada. Ndërkohë, euro po tregtohet në rreth 1.067, ndërsa paundi po tregtohet në mbi 1.2 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet i qëndrueshëm në rreth 21,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1520 dollarë./Scan

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128