E pabesueshme/ Mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit

30 Shtator 2022, 12:41 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

E pabesueshme/ Mjekët gjejnë 63 lugë në stomakun e pacientit

Sipas mediave të huaja, një 32-vjeçar në Indi u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku dhe pas ekzaminimit, mjekët u tronditën nga ajo që gjetën.

Kirurgët  hoqën gjithsej 63 bishta lugësh nga stomaku i një burri që besohet se i kishte gëlltitur për më shumë se një vit.  Dr Rakesh Khuran kreu operacionin urgjent prej dy orësh në Muzaffarnagar të Uttar Pradesh. “Pas inspektimit të mëtejshëm, ne kuptuam se objektet e huaja ishin lugë çeliku,” tha Dr Khurana. Në fillim, mjekët besonin se pacienti mund të kishte tumor.

Familja e pacientit beson se ai ishte gëlltitur lugët ndërsa po trajtohej për varësinë nga droga në një klinikë lokale.

 

Po ndodh...