
E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare aktori shqiptar

Aktori i njohur Kosovar, Lulzim Rexha, është ndarë nga jeta në moshën 41-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.
Ai ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (26 shkurt), në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, disa orë pas kthimit nga Gjermania ku kishte një vit që trajtohej.
Lajmin e trishtë për humbjen e aktorit e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë, Bekim Guri me anë të një postimi të ndjerë në Facebook, teksa shpjegon se kjo sëmundje e rëndë e mundi shokun e tij pas një lufte shumë të gjatë.
“Mbrëmë në orën 21:20 në moshën 41 vjeçare, ne Spitalin e Prishtinës (QKUK), na la Luli.
(Pasi e liroi Spitali Gjerman qe e kishe ne trajtim për 1 vit), nuk mundi t’i mbijetoj vdekjes edhe pse luftoi aq shumë.
Erdhe i kalove edhe 30 orët fundit në ajrin e vendit tënd! Të kam pa në shumë situata edhe nuk munda të të lë vetëm edhe në momentin e fundit që shkove në qetësi e në paqe të përjetshme,” shkruan Guri.

ide

A mund të përmirësohet SPAK nga klasa jonë politike?

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128