Elon Musk paraqet propozimin e tij me 4 pika për të arritur paqen mes Rusisë dhe Ukrainës

3 Tetor 2022, 21:55 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Elon Musk paraqet propozimin e tij me 4 pika për të arritur paqen mes

Përmes një postimi në Twitter, Elon Musk ka propozuar 4 pika, që sipas tij nëse plotësohen, mund të arrihet paqja mes Ukrainës dhe Rusisë.

Së pari, ai kërkon që të rizhvillohen referendumet popullore në rajonet e aneksuara në Ukrainë, por nën mbikëqyrjen e OKB-së. Nëse qytetarët vendosin për t’iu bashkuar Rusisë, ajo më pas tërhiqet.

Musk thotë se Krimea duhet të jetë zyrtarisht pjesë e Rusisë, ashtu siç ka qenë që nga viti 1783. Për këtë zonë, ai kërkon që të ketë furnizim me ujë.

Pika e fundit e Musk, është që Ukraina të mbetet një zonë neutrale, pra të mos kërkojë anëtarësimin në NATO.

Paqja Ukrainë-Rusi:

– Të rizhvillohen referendumet e rajoneve të aneksuara nën mbikëqyrjen e OKB-së. Rusia largohet nëse ky është vullneti i popullit.

– Krimea zyrtarisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit).

– Të sigurohet furnizimi me ujë në zonën e Krimesë

– Ukraina të qëndrojë shtet neutral

 

Po ndodh...