Ende asnjë emër për garën presidenciale në Kosovë, Murat Jashari refuzon kandidaturën

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, deklaroi të mërkurën se nëse një emër nga familja e heroit kombëtar Adem Jashari do të propozohej për president të Kosovës, kjo do të përbënte një “konsensus automatik” në shoqëri. Megjithatë, një kandidaturë nga familja Jashari nuk pritet të ndodhë.
Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, në një prononcim për mediat në Kosovë, ka refuzuar mundësinë për të marrë postin e presidentit.
Ai ka theksuar se familja Jashari “i takon gjithë shqiptarëve” dhe nuk duhet të përfshihet në kalkulime politike të zakonshme.
Sipas tij, një përgjegjësi e tillë do të mund të merrej parasysh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, si në rast të ndonjë lufte civile apo situate që kërkon unitet dhe sakrificë kombëtare, por jo në kushte normale politike.
“Runa Zot, naj luftë civile, naj rreziku të madh kombëtar, ku cënohet bërthama e kombit tonë, atëherë kush jam unë mos me sakrifiku për këtë vend, ama jo me keqpërdorë emrin e familjes Jashari”, theksoi ai për VOXKosova.
“Mes të qenit në pozita publike dhe profesionit që kam, si dhe pjesës së familjes që jam, unë i zgjedh këto të fundit. Partitë politike, ose politika nëse e përkthejmë me gjuhën tonë të bukur shqipe, i bie menaxhim i punëve publike. Pra, ata që dalin në zgjedhje e kanë për obligim, sepse marrin besimin dhe taksat e qytetarëve. Në politikë jemi për t’i menaxhuar këto dy gjëra dhe ata duhet të gjejnë zgjidhje për këtë punë, sepse e kanë besimin dhe taksat e qytetarëve”, shtoi Jashari.
Kosova duhet ta zgjedhë presidentin e ri deri më 4 mars, për të shmangur zgjedhje të tjera të parakohshme, pasi mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i vjen fundi më 4 prill.
Osmani aktualisht nuk duket se ka mbështetjen e mjaftueshme parlamentare për t’u rizgjedhur, ndërsa emra të tjerë potencialë nuk janë zyrtarizuar, ndonëse afati po afrohet.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
