Escobar sot në Kosovë, takim me Vjosa Osmanin

Prishtinë - Në Kosovë sot do të shkojë për vizitë i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Prishtinë ai shkon me mesazhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe, siç ka thënë, për të ripërsëritur obligimet që ka Kosova karshi marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut.
Bëhet e ditur se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, do ta presë sot në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit të Presidencës, pas takimit do të ketë deklaratë për medie. Siç është paralajmëruar gjatë takimeve që Escobar do t’i zhvilloi në Kosovë temë do të jetë edhe çështja e ndalimit të përdorimit të dinarit serb, për pagesa dhe transaksione të tjera në Kosovë si dhe dialogu Kosovë- Serbi, transmeton RTKlive.
I dërguari amerikan përveç takimit me krerët shtetërorë, e ka ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, njoftojnë mediat.
Ai, të martën me një takim online me gazetarë, foli për partneritetin mes SHBA-së dhe Kosovës. Escobar tutje ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia ta marrin seriozisht dialogun dhe e ka cilësuar dialogun në një “moment kritik”.
“I inkurajoj të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura, sidomos atë të arritur në Ohër. Kjo është njëra ndër arsyet primare që po vizitojë Kosovën”, theksoi tutje Escobar. I dërguari amerikan, tha se “Kosova duke injoruar dialogun po injoron partnerët evropianë”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

