Familja e Faton Hajrizit sot dorëzon padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti
17 Tetor 2024, 11:02 / KOSOVA
ALFA PRESS
Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Këtë padi, avokati Gjini pritet ta bëjë sot në ora 13:30 , teksa në një njoftim për media, ai tha se padinë do ta bëjë për, sipas tij, fyerje ndaj Faton Hajrizit.
Ai tha se fjala “kriminel” ishte arsyeja kryesore se pse do të bëhet kjo padi.
I pranishëm aty do të jetë edhe vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128