Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

21 Qershor 2024, 17:56 / KOSOVA ALFA PRESS

Në vitin 2023, numri i vizitorëve, vendas dhe të huaj, ishte 621 mijë e 486, prej tyre 42,4%, ishin vendas dhe 57,5%, të jashtëm.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin vjetor të Statistikave të Hotelerisë për vitin 2023.

Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2023, numri i vizitorëve (vendas dhe të huaj) ishte 621 mijë e 486, prej tyre 42,4%, ishin vendas dhe 57,5%, të jashtëm.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 1 milionë e 547 mijë e 462, prej tyre 51,7% nga vendorët dhe 48,2% nga të huajt”, ka njoftuar ASK.

Në vitin 2023, numri i vizitorëve vendas është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, net-qëndrimet e vizitorëve vendas janë rritur për 199,0%.

“Kemi rritje të vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse net-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur me 37,0% në raport me vitin 2022”.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net-qëndrimet e tyre sipas rajoneve

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka Rajoni i Pejës me 86,470 vizitorë dhe me 409,293 net-qëndrimi.

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net-qëndrimet e tyre, sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (2022) ka një rritje të vizitorëve me 20,2%. Në total, 357,717 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.

Pushime dhe udhëtime të banorëve të Republikës së Kosovës

Numri i individëve që kanë pasur të paktën 1 udhëtim me net-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 713 532.

Numri i vizitorëve të jashtëm sipas qëllimit të udhëtimit dhe muajve gjatë vitit 2022

Të dhënat e mëposhtme janë të grumbulluara nga pikat kufitare, ku numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës janar – dhjetor 2023 ishte 6 milionë e 416 mijë 443./MONITOR

Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

Gjatë vitit 2023, Kosovën e vizituan mbi 620 mijë qytetarë

 

Po ndodh...