Gjendet e vdekur nën rrënoja aktorja e njohur e serialeve turke, bashkë me të dhe e bija

13 Shkurt 2023, 14:36 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjendet e vdekur nën rrënoja aktorja e njohur e serialeve turke,

Nga tërmetet në Turqi dhe Siri tashmë kanë ndërruar jetë rreth 36,000 persona. Ekipet e shpëtimit tashmë kanë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar dhe puna e tyre tani është e fokusuar në heqjen e trupave që ende ndodhen nën rrënoja. Një nga trupat e gjetur orët e fundit është ai i aktores Emel Atici.

Lajmin e hidhur e ka dhënë kompania e njohur e prodhimit të serialeve, e cila shkruan: “Jemi thellësisht të pikëlluar për humbjen e Emel Aici dhe vajzës së saj, Püryan Aici, aktores së njohur të serialeve tona televizive në fatkeqësinë e tërmetit në vendin tonë. Zotipastë mëshirë për Emel Atici, aktoren e bukur të serialit tonë Bir Zamanlar Çukurova (Toka e hidhur) dhe vajzën e saj të dashur. Shprehim ngushëllimet tona për familjen dhe të dashurit e saj.”

Aktorja dhe vajza e saj u goditën nga tërmeti në shtëpinë e tyre në Adana, një nga provincat më të shkatërruara, aeroporti i së cilës është kthyer në portë për ndihmën ndërkombëtare.

Gjendet e vdekur nën rrënoja aktorja e njohur e serialeve turke, Gjendet e vdekur nën rrënoja aktorja e njohur e serialeve turke, 

ide