Gjykata Supreme i hap rrugë regjistrimit të ‘Listës Serbe’ në zgjedhje

31 Dhjetor 2024, 13:46 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjykata Supreme i hap rrugë regjistrimit të ‘Listës

Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, e paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me Listën Sërpska.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu-Uka.

“Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”, ka thënë Lutfiu-Uka.