Godet me shkelma xhamin/ Avioni në fluturim, pasagjeri kërkon të zbresë

Disa pamje në avion janë bërë menjëherë virale, ku një pasagjer duke shkelmuar dritaren e një avioni që fluturonte nga Pakistani në Dubai, kërkonte të zbriste.
Policia arrestoi dhe deportoi pasagjerin pas mbërritjes pasi fluturimi i Pakistanit International Airlines PK-283 u ul në Dubai nga Peshawar të mërkurën e kaluar.
Në video, stafi përpiqet të qetësojnë pasagjerin i cili po përplaste dhe shkelmonte sediljet, duke shkaktuar zhurmë dhe shqetësim tek pasagjerët e tjerë. Ata përpiqeshin ta qetësonin duke i thënë që të mos e bënte një gjë të tillë.
#Watch: In a shocking incident, a passenger on a #Pakistan International Airlines (#PIA) #Peshawar to #Dubai flight created chaos midflight when he started kicking the aircraft's window, punching seats, and indulging in a brawl with the flight staff. @odysseuslahori @BushraGohar pic.twitter.com/sW1ILpUz5f
— Mahar Naaz (@naaz_mahar) September 19, 2022
Sipas raportimeve, pasagjeri filloi të sillej në mënyrë të çuditshme pas nisjes dhe po insistonte të kthehej në Pakistan. Por avioni tashmë ishte nisur dhe ai u bë gjithnjë e më i shqetësuar gjatë udhëtimit.
Pasi u bë më agresiv, kapiteni i fluturimit kontaktoi kontrolluesin e trafikut ajror të Dubait për t’ia dorëzuar pasagjerin autoriteteve.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128