Haradinaj akuzon Kurtin: Zgjodhi rrugën drejt largimit nga NATO-ja, kjo është agjenda ruse

29 Shkurt 2024, 11:18 / KOSOVA ALFA PRESS

Haradinaj akuzon Kurtin: Zgjodhi rrugën drejt largimit nga NATO-ja, kjo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur një rrugë drejt largimit nga NATO-ja, e që sipas tij kjo është agjenda ruse.

Në një deklarim për media para fillimit të seancës, kreu i AAK-së tha se Kosova do të duhej ta zbatonte marrëveshjen franko-gjermane që shpie drejt anëtarësimit në NATO.

“Për ne do të kishte qenë shumë interes që menjëherë pas arritjes së marrëveshjes që njihet si Plani franko-gjerman ne të fillojmë më zbatim në mënyrë që të arrijmë në afatin kohorë mundësin e anëtarësimin në NATO. Mos t’i humbin këto momente kyçe të NATO siç është samiti i këtij viti, samiti i 75. E gjithë marrëveshja politike ka qenë që në rast të implementimit të suksesshëm, Kosovës t’i hapen mundësi për integrim. Për fat të keq kryeministri Kurti ka zgjedhur një rrugë tjetër, atë të largimit të Kosovës nga NATO, e që fatkeqësisht kjo është agjenda ruse, ne jemi kthyer nga agjenda ruse”, tha Haradinaj duke shtuar:

“Interesi ynë do të kishte qenë që menjëherë pas marrëveshjes, e veçanërisht për situatën e sigurisë të ecim me zbatim, të hyjmë në NATO. Për fat të keq Kurti ka shkuar prapa dhe kjo i ka sjellë këto rrethana”

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128