Hoxha nis vizitën zyrtare në Kosovë, takohet me Kurtin dhe Haxhiun

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, po zhvillon këtë të diel një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë institucionalë të Kosovës.
Takimin e parë ai e zhvilloi me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiu, në Presidencë.
Pas këtij takimi, ministri u prit edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin zhvilloi bisedime.
Vizita zyrtare do të vijojë me takimin me Glauk Konjufcën, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës.
Në orën 12:10, dy ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen zyrtare të MEPJ.
Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Hoxha do të takohet gjithashtu me drejtues dhe përfaqësues të partive politike në Kosovë, mes tyre Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe Ardian Gjini, përfaqësues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në kuadër të vizitës, ministri Hoxha do të zhvillojë edhe një takim në bazën e KFOR-it me Gjeneral-major Ozkan Ulutash, Komandant i KFOR-it, si dhe me pjesëtarët e kontingjentit të Forcave të Arma.
Po ndodh...
Kuvendi i "Ripërtëritjes"...për të mos lëshuar të shkuarën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128