Sulmi në Zubin Potok, KFOR shton masat e sigurisë në kanalin e Ibër-Lepencit

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka shtuar patrullimin në afërsi të kanalit Ibër-Lepenac afër Zubin Potokut, pas sulmit të ndodhur më 29 nëntor.
Masat e sigurisë u shtuan për të mbrojtur infrastrukturën kritike në rajon, sipas KFOR.
“Komanda Rajonale Lindje mbetet e gatshme të ofrojë mbështetje të sigurisë dhe logjistike për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në deklaratë.
KFOR-i e dënoi ashpër sulmin në ujësjellësin në Zubin Potok, duke deklaruar se ka pasur ndikim serioz në furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Kosovë.
“Është e rëndësishme të vërtetohen faktet dhe të thirren përgjegjësit për përgjegjësi dhe t’i nxjerrin ata para drejtësisë”, u tha në reagimin e KFOR-it një ditë pas sulmit.
Në atë sulm nuk pati të lënduar, tetë persona u arrestuan dhe një arsenal armësh u konfiskua. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Beogradin zyrtar për sulmin, të cilin Beogradi e hodhi poshtë. Deri më tani, dy të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit nga 30 ditë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

