“I pakapshëm nga radarët”, SHBA prezanton bombarduesin e ri bërthamor “B-21 Raider”

3 Dhjetor 2022, 20:46 / KOSOVA ALFA PRESS

“I pakapshëm nga radarët”, SHBA prezanton bombarduesin e

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar një avion të ri bombardues, pothuajse të pakapshëm nga radarët. Ai u prodhua në fshehtësi të plotë dhe paraqitja e tij duket se vjen si përgjigje ndaj shqetësimeve në rritje të Pentagonit për një konflikt të mundshëm me Kinën. 

Mjeti bombardues është prodhuar para 30 vjetësh. Pothuajse çdo aspekt i programit është sekret. Avionët janë aq sekret sa edhe kur u dha lajmi të premten në një hapësirë të Forcave Ajrore në Kaliforni, u publikuan vetëm vizatime artistike të tij. “B-21 Raider” ngjan me bombarduesit bërthamor që gjithashtu kapet me vështirësi nga radarët, “B-2 Spirit”, që me gjasë do të hiqet nga përdorimi.

Avioni B-21 Raider, është pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të modernizuar armatimin bërthamor që përfshin raketa balistike bërthamore dhe mbushjet bërthamore të lëshuara nga nëndetëset.

Pentagoni po zhvendoset nga fushatat kundër terrorizmit të dekadave të fundit për tu përballur me modernizimin e shpejtë ushtarak të Kinës. Kjo pasi deri në vitin 2035, Kina pritet të sigurojë 1500 armë bërthamore. Këto arritje ushtarake, duke përfshirë edhe luftën kibernetike, aftësitë hapësinore dhe fusha të tjera paraqesin “sfidën më të rëndësishme dhe sistematike për sigurinë kombëtare të SHBA-së”, tha Pentagoni këtë javë në raportin vjetor për Kinën.

“Ne kishim nevojë për një avion të ri bombardues për shekullin e 21-të që do të na lejonte të përballonim kërcënime shumë më të ndërlikuara, si kërcënimet me të cilat kemi frikë se një ditë do të përballemi nga Kina dhe Rusia”, tha Deborah Lee James, sekretarja e Forcave Ajrore kur u shpall kontrata për “B-21 Raider”në vitin 2015.

Ndërsa “Raider” mund të përngjajë nga jashtë me avionin paraprak “B-2”, sapo të futeni brenda, ngjashmëritë ndalojnë, tha Kathy Warden, shefe ekzekutive e kompanisë “Northrop Grumman”, e cila po ndërton “Raiderin”.

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128