Italia dhe Kosova njohin patentat e njëra-tjetrës

Nga 29 janari i këtij viti, qytetarëve të Kosovës dhe atyre italianë do t’u njihen patentat në të dyja shtetet.
Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës duke njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja e arritur mes dy shteteve.
Sipas njoftimit, kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve “të bëjnë konvertimin e dokumenteve pa pasur nevojë t’u nënshtrohen procedurave shtesë, as nga pjesa teorike, as nga pjesa praktike”.
“Zbatimi i kësaj marrëveshjeje është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Republikën e Italisë”, ka thënë MPB-ja në njoftim.
Së fundmi, në dhjetor të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme kishte bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me Kroacinë për njohjen e ndërsjellë të patentë shoferëve.
Ndërkaq në vitin 2022, Ministria kishte bërë të ditur se pas njohjes së patentë shoferëve nga Gjermania, janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Kanadanë, Turqinë e Austrinë./REL
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


