Italia rrit masat e sigurisë për tubacionet e gazit

30 Shtator 2022, 15:28 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Italia rrit masat e sigurisë për tubacionet e gazit

Qeveria aktuale në Itali ka rritur mbikëqyrjen detare dhe kontrollin e tubacioneve që transportojnë gaz natyror në Itali nga jugu dhe lindja, u shprehën dy zyrtarë të lartë të qeverisë për Reuters.

Masat vijnë pas zbulimit të defekteve që shkaktuan rrjedhjet në tubacionet Nord Stream në Baltik dhe që besohet se janë për shkak të sabotimit. Incidenti ngriti shqetësime për sabotim të mundshëm në infrastrukturat e tjera energjetike në Evropë.

Sipas dy zyrtarëve, Italia ka vënë nën vëzhgim tubacionin TransMed, i cili lidh Algjerinë me Siçilinë, Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP), që lidh Azerbajxhanin me Puglian dhe gazsjellësin GreenStream, i cili lidh Libinë me Siçilinë.Për të zëvendësuar furnizimet me gaz rus, të cilat përbënin 40% të të gjitha importeve, Italia ka rritur muajt e fundit importet nga Algjeria dhe vendet nordike. 

 

Po ndodh...