Japoni, një kokërr qershi shitet për 280 euro

28 Qershor 2022, 14:04 / KOSOVA ALFA PRESS

Japoni, një kokërr qershi shitet për 280 euro

Një kokërr qershi e varietetit më të çmuar në Japoni u shit për 40 000 jen, 280 euro, në ankandin e parë të vitit, në qytetin verior të Hachinohe.

Qershia i përket varietetit Juno Heart, e njohur për shijen e saj të ëmbël dhe e zhvilluar nga një qendër kërkimore e lidhur me prefekturën Aomori.

Për të përmbushur standardet, qershitë e kësaj specieje duhet të kenë një diametër më shumë se 2.8 centimetra dhe të kenë një përmbajtje të caktuar sheqeri.

Ato janë gjithashtu qershitë më të mëdha që rriten në Japoni, me një gjerësi minimale prej 31 mm, dhe shiten me emrin 'Aomori Heartbeat'. Në mesin e rreth 50 paketave që ishin në shitje, me 15 nga frutat më të mira, një kuti u shit për 600 000 jen, e barabartë me 4 220 euro, duke kaluar rekordin prej 450 000 jen, i vendosur vitin e kaluar.

"Këto janë fruta që nuk mund të gjenden askund tjetër", tha Kyoko Nagatsuka, president i një konglomerati frutash dhe perimesh në prefekturën Chiba, në periferi të Tokios.



ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128