John Bolton: Soros në listën e armiqve të Trump. Ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, mund të kthehet përsëri
John Bolton shërbeu si Ndihmës Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara për Presidentin Ronald Reagan nga 1985 deri në 1989. Ai shërbeu në Departamentin e Shtetit si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare nga 1989 deri në 1993 dhe Nën Sekretar i Shtetit për Kontrollin e Armëve dhe Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare nga viti 2001 deri në 2005. Ai ishte një avokat i Luftës në Irak si Drejtor i Projektit për të Re Shekulli Amerikan , i cili favorizonte luftën me Irakun.
Në një intervistë për gazetarin Robert Papa, Bolton ka folur për administratën e re Trump, emrat e nominuar nga Presidenti i zgjedhur për postet kyçe dhe atë që pritet të ndodhë.
Bolton paralajmëron se idea për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës mund të rikthehet. “Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve per president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse eshtë qartësisht e pranishme”, thotë Bolton për gazetarin Papa.
Robert Papa: Ambasador ku ndryshon besnikëria dhe vasaliteti ndaj Trumpit
John Bolton: Besnikëria është virtyt pozitiv, në përgjithësi ti kërkon njerez që të punojnë në ekip. Duke patur besnikëri, ajo reflektohet në një ekip që funksionon, që punon mirë së bashku.
Por, nuk është kjo, ajo që kërkon Donald Trump. Çdo president pret besnikëri. Njerëz që nuk rrjedhin informacion në media dhe godasin bashkëpunëtorët. Trump kërkon “fealty”, vasalitet mesjetar, në sensin feudal të fjalës. Nuk do njerez që t’i ofrojnë opinionet e tyre. Do “jesmenë”, njerëz të bindur. Ai do njerëz që të bëjnë atë që thotë dhe kërkon ai. Unë mendoj se nëse njerëzit e tij do të sillen kështu, ai nuk do të shërbehet mirë dhe as vendi nuk do ketë dobi nga kjo sjellje. Një organizëm kompleks modern si qeveria amerikane, nuk duhet të funksionojë kështu. Por, me sa duket vetëm kjo ka rëndësi për Trumpin.
Robert Papa: Ai pati shumë telefonata me liderë botërorë, Putin, Shi. A tregon kjo përparësitë e tij? Ai telefonoi Vucic, dicka e rrezkishme për Kosoven.
John Bolton: Nuk është e qartë se kush telefonoi kë. Nga Mar A-Lago nuk ka dalë asgjë zyrtare. Tashmë, pak javë pas zgjedhjeve ai do ketë marrë shumë telefonata nga liderë botërorë. Për shembull, me Netanjahun ka folur 3 herë. Po diskutohet telefonata me Putin. Kremlini e ka mohuar, po ashtu edhe i biri, Erik Trump. Uashington Post e raportoi telefonatën por nga Mar A-Lago, asgjë.
Ky është shenjë problemi. Dy liderë vendesh bërthamore nuk bien dakord a folën apo jo me njëri-tjetrin.
Robert Papa: Vucic deklaroi se e telefonoi Trumpi, është ky një rrezik për Kosovën?
John Bolton: E vështirë të thuash se kush e mori iniciativën për telefonatën. Trump pëlqen të operojë në zona të paqarta. Shpesh është mirë për kundërshtarët tuaj, por keq për miqtë tuaj. Nuk ka shumë rëndësi, por bie dakord që duhet vëzhguar, nuk e mohoj këtë.
Robert Papa: Si këshilltar ju këni qenë i pranishëm në telefonatat e tij. A ishte normale që Elon Musk, “bashkë -presidenti” të ishte ne telefonatën me Zelenskin?
John Bolton: Ai duket në fakt si zv-president, sepse edhe Xhei Di Vens është zhdukur pas zgjedhjeve. Në telefonatat që bëheshin kur unë kam qenë këshilltar i Trumpit, asnjëherë nuk ka pasur të pranishëm individë që nuk ishin punonjës të qeverisë. Kjo ishte procedurë standarde. Tranzicioni është një periudhë e çuditshme. Ju po vini në pushtet, por nuk jeni ende në pushtet. Por kjo nuk më habit mua. Kujdesi duhet të udhëheqë presidentin e zgjedhur në veprimet e tij, por kujdesi nuk ka qenë kurrë një cilësi e Donald Trumpit. Por, mund të ketë shkuar edhe kështu: Zelenksi e ka telefonuar, Musk ka qenë në dhomë dhe Trump i ka thënë, shiko, rri edhe ti këtu.
Robert Papa: Dy nominime Gabbard dhe Gorka. Habitem pse do këta njerëz Trump? Ka zëra si aset rus, njeri mashtrues…
John Bolton: Nominimi i Tusli Gabard është kërcënim për Sigurinë Kombëtare. Opinionet e saj nuk janë thjesht ekstreme, janë në një sistem tjetër planetar. Nuk i di lidhjet dhe kontaktet e saj. Nuk e di nëse i ka mendimet e veta apo të dikujt tjetër. Mit Ramni, disa nga mendimet e saj per Putinin, i konsideron si nivel tradhëtie. Anëtarë të Kongresit i kanë cilësuar si mendime pro Rusisë.
Do të ishte normale për emërime të këtij niveli, të kishte një hetim të plotë nga FBI. Kjo duhet bërë me Gabbard, nuk është persekutim, por një procedurë e zakonshme. Senati mund ta rrëzojë kandidaturën e saj, nëse nuk pranon hetimin nga FBI.
Gorka është një pozicion që nuk kërkon konfirmim nga Senati por për të pasur një Certifikatë Sigurie, duhet një kontroll nga FBI. Ai punoi pak në administratën e parë dhe nuk e di a e mori certifikatën e Sigurisë apo jo.
Robert Papa: Ish vendet komuniste si Shqipëria mendojnë se kur vjen e djathta në pushtet në Amerikë mund të jetë si një frymëzim dhe shpresojnë e Soros do shkatërrohet. A mendoni si administrata e Trump do luftoje Sorosin? Ka ca mesazhe, nominimi te Thesari ka qenë partner me Xhorxh Sorosin.
John Bolton: Skot Besent, i nominuar si Sekretar i Thesarit në fakt ka bërë miliarda për Sorosin, duke punuar për të. Trump nuk është një personalitet autoritar që kërkon shumë pushtet, por kërkon ta përdorë pushtetin të hakmerret ndaj armiqve të tij.
Ai ka mundësi ta ketë Sorosin te kjo listë dhe është një listë e gjatë. Ai do merret me armiqte e tij duke përdorur fuqine e qeverisë.
Robert Papa: Do kemi betejë senatin me Trump? E provoi me Prokurorin e Përgjithshëm. Por duket se bëri një hap pas. Si veprohet me emërimet kur senati është i tërhequr? Ju jeni emëruar në atë mënyrë. Bush e ka pëdorur 179 herë. A mundet Trump ta urdhërojë kongresin të shpërndahet përkohësisht?
John Bolton: Jo! Ky është një keqlexim i Kushtetutës. Tërheqja është diçka e paramenduar, nuk kanë lidhje situatat e sotme me largësitë dhe vështirësitë e udhëtimit të senatorëve te Amerikës në vitit 1789. Ne rastin tim u shfrytëzua se demokratët përdorën, debat pa kufi dhe duheshin 60 vota. “Me 51 – siç me tha, asokohe, Bideni – ti kalon lehtë”. Senatorët republikanë e dinë mire ndarjen e pushteteve, përgjegjësine e tyre kushtetuese. Kjo që po ndodh me Trump, krijon precedent. Më vonë, një president demokrat mund të bëjë të njëjtën gjë. Do ketë shumë manovra në prapaskenë për këto nominime. Ka gjasa që disa nuk do të konfirmohen, por jo shumë. Presidenti fitoi zgjedhjet dhe njerezit që bien dakord me politikat e tij duhen të konfirmohen. Përveç rastit kur kanë probleme të integritetit ose tregojnë që janë inkompetentë. Vetëm në këto raste, ndërhyn Senati.
Robert Papa: Një lajm i mirë nga ardhja e Trumpit lidhur me Iranin. Politikat po spostohen përsëri, apo jo?
John Bolton: Sjelljet e Iranit, me veglat e tij terroriste, me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe kërkimet për të pasur armë bërthamore, tregojnë se është shteti më i rrezikshëm në botë. Nuk dimë hapat e tjera të Izraelit ndaj Hezbollahut, Hamasit dhe Iranit, por pritet që Izraeli të veprojë përsëri. Mbas 20 janarit, e pakta që duhet të beje Trumpi, është të ndalojë bllokadën e Hutis në Detin e Kuq dhe kanalin e Suezit. Kjo do të ishte një goditje për fuqinë dhe prestigjin e Iranit. Unë mendoj se Lindja e Mesme është gati për këtë.
Robert Papa: Rubio duket zgjidhje e mirë. Ju keni qenë Nën Sekretar i Departamentit në kohën e Bushit, sa emerime politike ka Departamenti i Shtetit? Afro 250, në mos gaboj,apo jo?
John Bolton: Duke konsideruar Sekretarët, Ndihmës Sekretarët e Shtetit, duke përfshirë edhe ambasadorët nëpër botë, pra emërimet që kalojnë në Senat, janë afro 200 ose 250. Jam i i lumtur me emërimin e Rubios, por jam vetëm i shqetësuar se pozicioni i tij ndaj Ukrainës është dobësuar, por Rubio nuk është problem në Ukrainë, Trumpi është problemi.
Robert Papa: A mendoni se shkëmbimi i tokave në Kosovë mund të kthehet përsëri pas angazhimit të Grenel? A shikoni ndonjë rrezik aty?
John Bolton: Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve per president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse eshtë qartësisht e pranishme.
Çfarëdo gjëje që mund të bëjmë, që sjell zgjidhje – nuk po them të sforcojmë diçka ndaj askujt – por nëse është diçka që i sjell dobi të gjithëve, siç është rasti i emrit të Maqedonisë që sot quhet Maqedonia e Veriut, pra nëse ka mundësi të sjellim zgjidhje të mira për të gjithë, mendoj që duhet të jetë prioritet i Amerikës për të gjetur në mirëbesim rrugë për mbyllje të konflikteve. Të gjithë të ndërrojnë fletën, të flasin më shumë për anëtarësim në NATO, në Bashkimin Europian. Stabiliteti në Ballkan do të ishte i mirë për të gjithë. Nuk po them me çdo kusht, por është diçka që duhet mbajtur parasysh.
Robert Papa: Çdo ngjasë më NATO-n? Ai nuk po flet shumë rreth kësaj por njerëzit afër tij si Vance ,Grenel janë të butë ndaj NATO-s
John Bolton: Nominimi i tij për ambasador në NATO, Mat Uitejkër, një avokat që ka punuar në Departamentin e Drejtësisë, nuk ka asnjë përvojë në politikën e jashtme. Ky është një emërim tipik për Trumpin. Nuk kam asnjë dyshim, se Çfarë do që të thotë Trump, ai nuk do të ankohet, të kundërshtojë ose t’i thote, zoti President. cfare do të thotë kjo? Ai do ketë një linjë direkte me Trumpin. Nëse Trump do të dojë ta dobësojë NATO-n, ai do të ketë njeriun e duhur për ta bërë këtë.
Robert Papa: Çdo ngjasë me mbrotjen tuaj nga kërcënimet e Iranit?
John Bolton: Kercënimi i Iranit vazhdon. FBI zbuloi një plan ndaj Trumpit, gjithashtu Irani është aktiv edhe në Europë. Bashkë me Rusinë, ata po ndërmarrin sabotime. Ky është normaliteti i ri tani.
Robert Papa: A mendon se GOP ka ndryshuar shumë. Më shume si dinasti se sa presidencial. Nuk shikoj neo- konsat apo më duhet të pres 4 vjet?
John Bolton: Trump përbën një devijim, e kam menduar gjithnjë. Ai ka patur një impakt, por nuk kemi një filozofi të njohur si “Trampizëm”, maksimumi një model, një rrugë sjelljeje.
Mendoj se mbështetja për Partinë Repubikane është rritur anembanë Shteteve të Bashkuara. Gjatë fushatës Trump dhe shumë kandidatë republikanë morën shumë vota nga hispanikët dhe nga afrikano-amerikanët. Kjo është shumë inkurajuese për partinë.
Ai mund të jetë president i zgjedhur, por gjithashtu është një president në ikje sepse nuk mund të zgjidhet më. Ndikimi i tij do fillojë të zbehet dhe do shikojmë se çfarë vjen pas, por beteja për shpirtin e partisë vazhdon.
Robert Papa: Mendoni se tjetri do jete DeSantis apo Vance?Jemi njësoj kur iku Karter, mbase do kemi republikanet për 12 vjet, apo jo?
John Bolton: Do kemi një betejë të madhe për nominimin e vitit 2028. Vance është në pozicion të mirë. Si zëvendëspresident, ai do të marrë shumë vëmendje për 4 vjet. Por, në vitin 2028 mund të kemi një fushë më të gjerë se sa në 2024 dhe 2016. 4 vjet është një kohë e gjatë, do të shikojmë.
Robert Papa: Ndonjë plan të vizitoni Shqipërinë, kemi shumë iranianë atje.
John Bolton: Vitin e ardhshëm kam në plan të vizitoj shumë vende në Europë.
RobertPapa: Me thoni po shkuat në Shqipëri do kisha dëshirë të vija me ju.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128