KE propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë

8 Dhjetor 2022, 20:50 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

KE propozon paketën e nëntë të sanksioneve kundër

Komisioni Evropian propozoi të mërkurën një paketë të nëntë sanksionesh ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Në listën e sanksioneve të BE-së do të përfshihen pothuajse 200 individë dhe subjekte të tjera.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se favorizonte sanksione të reja kundër tre bankave të tjera ruse si dhe kontrolle e kufizime të reja të eksportit, veçanërisht për mallrat me përdorim të dyfishtë si kimikatet kryesore, agjentët nervorë, elektronika dhe komponentët e IT.

Rusia “vazhdon të sjellë vdekje dhe shkatërrim në Ukrainë dhe synon qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, duke kërkuar të paralizojë vendin në fillim të dimrit”, tha ajo në një deklaratë.

Ajo shtoi se tetë paketat e sanksioneve që BE-ja kishte miratuar deri më tani janë të vështira dhe blloku dëshiron të risë presionin ndaj Rusisë me një paketë të nëntë.

Sanksionet kërkojnë mbështetjen unanime të 27 vendeve anëtare të bllokut.

Paketa e tetë u miratua më 5 tetor dhe përfshinte më shumë kufizime tregtare e synonte më shumë individë.

Von der Leyen tha se individët dhe entitetet e reja të propozuara për listën e sanksioneve përfshinin forcat e armatosura ruse, si dhe oficerë individualë dhe industri të mbrojtjes, anëtarë të Dumës Shtetërore të Parlamentit rus dhe Këshillit të Federatës, ministra, guvernatorët dhe partitë politike, shkruan Reuters.

“Kjo listë përfshin figurat kryesore të sulmeve brutale dhe të qëllimshme me raketa kundër civilëve, në rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi dhe në vjedhjen e produkteve bujqësore ukrainase”, tha ajo./RE

 

Po ndodh...

ide