Këlliçi kthehet nga SHBA: Kongresmenët po kërkojnë prova nga DASH për Berishën

22 Shtator 2022, 20:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Këlliçi kthehet nga SHBA: Kongresmenët po kërkojnë

Deputeti Belind Këlliçi, pas kthimit nga SHBA ku u takua me kongresmenë dhe senatorë ka folur në A2Cnn për shpalljen “non grata” të Berishës.

Ai është shprehur se Kongresi Amerikan ka kërkuar prova për këtë vendim të DASH njësoj si Berisha.

“Anëtarë të komisionit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar, kanë pyetur sekretarin e shtetit Blinken dhe ka dërguar dy letra në departament të cilat janë të pa adresuara dhe nuk kanë marrë përgjigje për të bërë transparencë në rastin e zotit Berisha. PD ka ende miq të shumtë në kongres senat e politikën amerikane dhe pjesën dërmuese i ka te partia simotër PR e Amerikës. Diskutimi ka qenë në lidhje me gjendjen e opozitës ku vëmendje të veçantë merr rasti i Berishës ku po kërkohet transparencë mbi provat dhe faktet për vendimmarrjen. Kërkesa është edhe e kongresit amerikan, kongresmenit Lee Zeldin i është drejtuar dashur të marrë përgjigje dhe nuk ka marrë ende sot përgjigje,” është shprehur Këlliçi.

 

Po ndodh...