
“Kemi plagë të njëjta”, Vjosa Osmani takim me presidentin e Sirisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar këtët të premte një takim me presidentin e Sirisë, Ahmed al Sharaa i cili është në krye të vendit që prej rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad.
Me anë të një postimi në Facebook, presidentja Osmani është shprehur se Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta si dhimbja e luftës, shpërngulja dhe sfidat e rindërtimit ndaj ky takim hap kapituj të rinj bashkëpunimi mes dy vendeve. Ajo shprehet gjithashtu se Kosova është e gatshme të ndajë me Sirinë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.
Populli i Kosovës dhe populli i Sirisë kanë përjetuar vuajtje të panumërta nga regjime diktatoriale e gjenocidale, në luftën e tyre për të qenë të lirë.
Sot, me Presidentin e Sirisë së lirë, z. Ahmed al Sharaa, kishim takimin tonë të parë për ta hapur kapituj të ri bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta: dhimbjen e luftës, shpërnguljen, e sfidat e rindërtimit, ndaj Kosova është e gatshme ta ndajë përvojën e saj në ndërtimin e institucioneve demokratike.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128