
Kërkohej nga Interpoli për llogari të Serbisë, Maqedonia arreston në kufi ish-ushtarin e UÇK

Policia maqedonase ka vënë në pranga një shtetas nga Kosova. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme të Maqedonisë së Veriut, ndalimi u bë në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpol-it.
Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt. Ai u arrestua të premten në pikën kufitare të Bllacës, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se ai ishte i regjistruar me masë ‘arrest’ me kërkesë të Interpol-it”, thuhet në njoftimin Ministrisë maqedonase.
I arrestuari i është dorëzuar punonjësve të policisë së Interpol-it për procedim të mëtejshëm, tha ajo. Mediat maqedonase kanë raportuar se bëhet fjalë për Bajram Eminin, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga qyteti i Ferizajt.
-
4 banorë hyjnë sot në BBVA!
15 Shkurt, 20:59 -
FOTO/ Gjesti ka qenë i fejuar në vitin 2022?
15 Shkurt, 20:46

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128