Kosova/ ‘Pasojat’ e ndalimit të eksportit të peletit

25 Shtator 2022, 09:18 / KOSOVA ALFA PRESS

Kosova/ ‘Pasojat’ e ndalimit të eksportit të peletit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë marrë vendim që të ndalojnë eksportin e peletit dhe produkteve të drurit si lëndë djegëse, për shkak të krizës energjetike në vend.

Kryetari i Aleancës së bizneseve, Agim Shahini thotë për arbresh.info se Qeveria e vendit do të duhet të rrisë mundësinë e eksportit dhe jo të ndalojë atë.

“Këto vendime dhe këto veprime nuk duhet të merren në ekonominë e tregut. Mendoj se qeveria e vendit do të duhej që të rritë mundësin e subvencionimit të prodhimit vendor, pavarësisht çfarë produkti është ai”, tha Shahini.

Ndërsa, ekonomisti, Burim Berisha thotë se ky vendim është i mirë, por Qeveria e ka dëmtuar kredibilitetin e kompanive prodhuese pasi që këto kompani ndoshta kanë pasur marrëveshje me shtetet e tjera.

“Vendimi është i mirë, mirëpo ky vendim i dëmton kompanitë prodhuese. Qeveria u dashtë së pari me shikuar se a kanë marrëveshje kompanitë prodhuese në Kosovës me jashtë apo jo, tani me marrë një vendim të tillë. Në çoftë së kanë pasur marrëveshje me kompanitë ndërkombëtare atëherë nuk e shohin si kompani serioze në të ardhmen, sepse shteti ndikon negativisht në eksportim edhe pasi të hiqet kjo farë mase, as një kompani ndërkombëtare nuk i beson kompanive kosovare”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, Shahini i quan qytetarët dhe bizneset “të pafuqishme” për të ndryshuar vendimet e Qeverisë.

“Kjo e bënë që qeveria te promovon padëgjueshmërinë e vet ndaj qytetareve, bizneseve dhe popullatës, kjo e bënë dhe promovon qeverinë që kokëfortësinë e saj, nuk mund të ja ndryshoj argumenti po vetëm teket politike, dhe kjo e bënë që qytetarët e vendit duhet të mobilizohen në forma individuale për tejkalimin e krizës dhe këtij dimri që mund të jetë i vështirë po pa llogaritur shumë në mbështetjen e Institucioneve të shtetit”, tha Shahini.

Kujtojmë se si pasojë e ngritjeve të çmimeve kohë më parë Kryeministri Kurti pati ndaluar eksportin e miellit, vajit si dhe disa produkteve tjera esenciale. 

Po ndodh...