Kosova në Zgjedhje/ Çfarë ndodhi 4 vite më parë! Gara e fortë, sondazhet dhe përplasja Grenell-Kurti

8 Shkurt 2025, 14:04 / KOSOVA NGA ALFAPRESS

Kosova në Zgjedhje/ Çfarë ndodhi 4 vite më parë! Gara

9 shkurt qytetarët e Kosovës do të drejtohet në kutitë e votimit për të zgjedhur kryeministrin e ardhshëm.

Albin Kurti kryeministër aktual garon sërish për një tjetër mandat pas fitores në zgjedhjet e 2021, ku arriti të merrte shumicën e votave, bashkë me aleaten e tij Vjosa Osmani, që rezultoi në atë kohë më e votuar me rreth 300 mijë vota preferenciale.

Tablo e votave në 2021

Sipas zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit, duke e shpallur kështu fituese të zgjedhjeve "Lëvizjen Vetëvendosja".

E dyta renditet PDK me 16.9 %. LDK me 12.64 % renditet partia e tretë. AAK fitoi 7.07%.

Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48%, apo mbi 800 mijë votues.

Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë.

Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë. Lista Srpska ka siguruar 10 vendet e rezervuara për ta, ndërsa 10 deputetë janë siguruar nga radhët e pakicave jo serbe.

Kosova në Zgjedhje/ Çfarë ndodhi 4 vite më parë! Gara

Situata sot

4 kandidatë për kryeministër
28 forca politike garojnë në këto zgjedhje, prej të cilave 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Kandidatët për kryeministër janë Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili kërkon një mandat të dytë , Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Risitë

Këto zgjedhje në Kosovë organizohen sipas ligjit të ri për zgjedhjet. Votuesit mund të votojnë, ndryshe nga herët e kaluara, deri në 10 kandidatë të të njëjtit subjekt politik.

Sondazhet sipas disa zërave mediatikë

 

Në një sondazh të publikuar në Gazeta Express, në krye qëndron Lëvizja Vetë vendosje me mbi 50% të votave, ndërsa më pas vjen PDK-ja dhe LDK-ja. Sipas këtij sondazhi LVV-ja do të marrë 50.38 përqind të votave, PDK-ja 16.94, LDK-ja 15.97, AAK-ja 6.98 përqind dhe Nisma 2.95 përqind.

Sondazhi është kryer në 11 qytete në Kosovë që përbëjnë 62% të popullsisë, ndërsa në vendet rurale ende po punohet. Qytetet ku është marrë sondazhi janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja, Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.

Sondazhi i Klan Kosovës: LVV-ja merrë 49 deputet

Edhe sondazhi që ka realizuar Klan Kosovae ka renditur Vetëvendosjen të parën. Sipas këtij sondazhi, vetëm katër parti do të jenë në Kuvendin e Kosovës, përveç partive të komuniteteve që i kanë të garantuara 20 vende.

Në rezultatet e këtij sondazhi, LVV-ja do të marrë 48.7 përqind, PDK-ja 23.5 përqind, LDK-ja 19.9 përqind dhe AAK-ja 7.9 përqind. Me anë të këtij sondazhi, del që Vetë vendosja do të ketë 49 deputetë, PDK-ja 23, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.

Sondazhi i Dukagjinit:

Dukagjini ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ky sondazh është realizuar nga 11 deri më 17 janar 2021. Në rezultate tregohet se partitë AAK-ja ka 6.4 për qind, LDK-ja 10.3 për qind, PDK-ja 14.9 për qind, LVV-ja me 54.1 për qind, Nisma 1.4-ja për qind, Lista Serbe 5 për qind, partitë e tjera 4.4 për qind.

Sondazhi i Baton Haxhiut: LVV del 51%

Ditën e djeshme është publikuar dhe një sondazh i ri. I realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ku Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.

Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se mundësia e gabimit mund të jetë 1.5%. Sipas këtij sondazhi LVV-ja merr 51.3%, LDK-ja 15.5%, PDK-ja 13.2%, AAK-ja 5.5%. Nisma Socialdemokrate mbetet mbrapa me vetëm 1.8 për qind. Ndërsa një numër i madh i njerëzve tregohet se janë të pavendosur me 9.6 për qind. Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.Në bazë të këtyre shifrave LVV-ja do të merrte 58 mandate, LDK-ja 18 mandate, PDK-ja 16 mandate, ndërsa AAK-ja 8 mandate.Po sipas këtij sondazhi, Albin Kurti me 51% është lideri më i preferuar, i pasuar nga Avdulla Hoti me 15.6% dhe Enver Hoxhaj me 12.7%.

Parashikimet e analistëve të Pressing për rezultatin e zgjedhjeve

Edhe analistët e Pressing kanë dhënë parashikimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Analisti Bleron Baraliu ka parashikuar se LVV-ja do të marrë 45 përqind, LDK-ja 14 përqind, PDK-ja 19 përqind dhe AAK-ja 7 përqind. Ndërsa, Berat Buzhala e ka renditur Vetëvendosjen të parën me 41 përqind, PDK-në të dytën me 20 përqind, LDK-në me 18 përqind dhe AAK-në me 6 përqind. Valon Syla ka parashikuar se LVV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 19 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7.5 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Po ashtu, Rron Gjinovci e ka renditur të parën LVV-në me 48 përqind, LDK-në me 12 përqind, PDK-në me 17 përqind, AAK-në me 6 përqind dhe Nismën me 4 përqind. Shpend Ahmeti ka parashikuar që LVV-ja do të marrë 45 përqind të votave, LDK-ja 16 përqind, PDK-ja 20 përqind dhe AAK-ja 8 përqind. Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se LVV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 20 përqind, PDK-ja 24 përqind, AAK-ja 8 përqind dhe Nisma 5 përqind. Bernard Nikaj ka parashikuar se VV-ja do të fitojë 40 përqind, LDK-ja 21 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7 përqind dhe Nisma 4.5 përqind. Analistja Luljeta Aliu e ka renditur Vetëvendosjen të parën, por me 50 përqind, PDK-në të dytën me 18 përqind, LDK-në të tretën me 15 përqind dhe AAK-në me 8 përqind.

Ndërkohë, gazetari Parim Olluri ka parashikuar se Vetëvendosja do të marrë 40 përqind të votave, LDK-ja 18 përqind, PDK-ja 21 përqind, AAK-ja 13 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Deklarata e Grenell

Richard Grenell 5 ditë para zgjedhjeve, e cilësoi kreun e Lëvizjes Vetëvendosje si partner jo të besueshëm për Uashingtonin zyrtar.

Ti e din shumë mirë, unë tan jetën kam qenë aktivist, po jo analist. Ata që bëjnë analiza janë nëpër studio televizive, që thonë a e pe qysh e kqyri… Kurrë ma mirë s’i kemi pasë. Po blejmë edhe helikoptera Black Haëk pas sistemit Javelin anti-tank, grantin më të madh nga SHBA e kemi marrë gjatë qeverisjes time. Kurrë ma mirë nuk u kanë. A ka naj herë kritika e vërejtje, po, po na duhet me ecë përpara”, ishte përgjigja e Albin Kurtit./Alfapress.al

 

 

Po ndodh...