Kosovë/ Betohen sot tre kryetarët e komunave veriore

25 Maj 2023, 08:42 / KOSOVA & BOTA ALFA PRESS

Kosovë/ Betohen sot tre kryetarët e komunave veriore

Betohen sot tre kryetarët e komunave veriore të Kosovës. Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri iAlbin Kurti. Në mbledhjen e qeverisë, ai se nuk është normale që prej 6 muajsh këto komuna kanë mbetur pa kryetar edhe qytetarët pa shërbime komunale.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Të premten u betua kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiç, i cili emëroi edhe 4 drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiç mori ishte emërimi i Katarina Agjançiç nga komuniteti serb si nënkryetare.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128