
Kosovë/ Humb jetën në gjumë ushtari i KFOR-it

Një ushtar i KFOR-it i cili ka shërbyer në Ekipin Monitorues Ndërlidhës të Gjilanit ka ndërruar jetë në gjumë.
Mediat në Kosovë raportojnë se nuk dihen ende rrethanat e sakta të vdekjes së ushtarit. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të vdekjes së ushtarit të KFOR-it.
Për vdekjen e bashkëkombësit të tij, ngushëllime ka shprehur edhe komandanti i KFOR-it, gjeneral major, Ozkan Ulutash.
“Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje tragjike. Mendimet e mia janë me familjarët dhe miqtë e ushtarit të ndjerë. Humbja e tij ndihet në të gjithë komunitetin e KFOR-it. Ne do ta nderojmë kujtimin e tij përmes përkushtimit tonë të palëkundur ndaj misionit të KFOR-it”, tha ai. Bëhet e ditur po ashtu se edhe familjarët e të ndjerit tashmë e kanë marrë lajmin.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128