Kosovë, KQZ çertifikon sot Listën e Votuesve për zgjedhjet e 12 tetorit

Sot pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, ku pritet të certifikohet Lista e Votuesve e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Kjo është bërë e ditur në njoftimin paralajmërues të KQZ-së për mbledhjen, që do të mbahet në orën 15:00.
Gjithashtu, në këtë mbledhje, KQZ pritet të caktojë numrin e saktë të fletëvotimeve që do të shtypen për këtë proces zgjedhor, si dhe do të përcaktohet formula për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve që do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.
Ky është rendi i plotë i mbledhjes së sotme:
Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes Nr.51, 52, 53 dhe 54/2025;Këshillat e KQZ:
3.1. Këshilli për Operacione Zgjedhore
3.1.1. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës së këshillave të vendvotimeve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.2. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për përcaktimin e formulës se ekipeve te numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit
3.1.3. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit maksimal të votuesve në vendvotime për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.4. Shqyrtimi dhe miratimi i Rekomandimit për caktimin e numrit të vendvotimeve në qendrat e votimit me kusht për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.5. Certifikimi i Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.6. Shqyrtimi dhe miratimi i numrit të fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.7. Shqyrtimi dhe miratimi i përmbajtjes dhe dizajnit final të fletëvotimeve dhe broshurave të kandidatëve për Zgjedhjet Lokale 2025;
3.1.8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për mbikëqyrjen e procesit të shtypjes së fletëvotimeve, broshurave dhe listës së votuesve për Zgjedhjet Lokale 2025.Të ndryshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


