Kosovë/ “Opozita po e kryen punën e djallit”/ Analistët: Policia ka vepruar drejt në veri

Të premten që kaloi kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat me shumicë serbe, u penguan që të futen në zyret e tyre të punës.
Ata u ndaluan nga serbët lokalë të cilët nisën të gjuanin me gurë në drejtim të tyre. Por, e shpejt ishte ndërhyrja e Policisë së Kosovës, e cila gjuajti gazlotsjellës dhe turmat u shpërndan, duke u revoltuar edhe më shumë, e duke iu kundërvënë edhe Policisë.
Ky sjellje ngjalli pakënaqësi te ndërkombëtarët. Ambasadori amerikan, ishte i pari që reagoi dhe bëri thirrje që të ndaleshin masat e dhunës, pas tij ishte edhe vet BE-ja e cila tha se dhune është e papranueshme.
Për këtë reagoi edhe sekratari amerikan, Antony Blinken, i cili bëri thirrë që Kurti të ndryshojë kursin në të gjitha drejtimet dhe të përmbahet nga veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë.
"Këto veprime i kanë përshkallëzuar tensionet pa nevojë, duke i minuar përpjekjet për të ndihmuar në normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto veprime do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën.
Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta ndryshojë kursin në të gjitha drejtimet dhe të përmbahet nga veprimet tjera që mund të rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”.
Derisa nga ana tjetër Serbia ka ngritur në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj, pas trazirave në veri.
Mehazi: Është e turpshme dhe dashakeqëse të mos përkrahet qeveria e Kurtit me policinë e Kosovës
Profesori Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim me mediat, ka thënë se Kurti dhe Policia e Kosovës nuk kanë bërë asgjë më shumë përveç që e kanë mbrojtur Kushtetuën e Kosovës.
-
-
-
Zbuloni ushqimet më të mira që heqin mërzitjen
28 Maj, 17:38 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




