
Kosovë/ Votimet nuk kalojnë pa incidente, policia ndalon 6 persona gjatë ditës së zgjedhjeve

Prokurorja e Shtetit në Kosovës, Laura Pula u shpreh se autoritetet kanë ndaluar gjashtë persona ditën e sotme për veprime të jashtëligjshme në procesin zgjedhor që po mbahet sot.
Pula deklaroi se janë angazhuar rreth 100 prokurorë në 38 komuna të vendit për të mbikëqyrur dhe garantuar respektimin e ligjit.
“Që nga ora 7 e mëngjesit, ne jemi gardianë të ruajtjes së votës së qytetarëve. Po monitorojmë situatën në momentet kritike dhe po ndërmarrim masa ndaj çdo shkeljeje që cenon të drejtën e votimit, e cila mbrohet nga Kodi Penal i Kosovës dhe përfshin 11 vepra penale,” tha Pula.
Ajo bëri të ditur se deri në orën 15:00 janë arrestuar gjashtë persona në tri raste të ndryshme, të cilët janë ndaluar për hetime të mëtejshme.
“Edhe pse këto raste nuk mund të konsiderohen të vogla apo të mëdha, ato ndikojnë në imazhin e procesit. Çdo veprim i kundërligjshëm do të ketë pasojat përkatëse,” shtoi Pula, duke theksuar se prokuroria është e përkushtuar për të reaguar ndaj çdo parregullsie të raportuar, si brenda ashtu edhe jashtë qendrave të votimit.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128