Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk: I interesuar për Kosovën e shqiptarët, çfarë diskutuam

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet për vizitë zyrtare në Turqi ndërkaq në vazhdim të vizitës atje ka takuar edhe shkrimtarin e njohur Orhan Pamuk.
Kurti në një postim në rrjetin social Facebook shprehet i entuziazmuar për takimin me Pamuk, gjersa thekson se shkrimtari ishte i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët.
“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat.
Në restorantin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme.
Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj”, shkruan Kurti.
-
-
Liberalizimi i vizave me SHBA
4 Qershor, 09:48
Po ndodh...
ide
A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?
Sovranizmi si gjethe fiku
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

