
Kurti do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB, udhëton për në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, kanë udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti pritet të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet sonte në orën 21:00 sipas orës lokale të Kosovës. Mbledhja e pazakontë e Këshillit të Sigurimit erdhi pas kërkesës së Serbisë. Kujtojmë se gjatë javëve të fundit, tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit janë ‘rindezur’ sërish, pas vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e monedhave të tjera (përfshi dinarin serb), veç euros.
Ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Serbia, por edhe nga SHBA dhe BE, të cilat pretendojnë se duhet një periudhë tranzitore për të arritur në këtë vendim.
-
Armë zjarri, krehër e automatik, arrestohet 61-vjeçari në Tiranë
8 Shkurt, 12:47 -
-

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128