Kurti: LDK të sjellë çfarëdo kandidati, ne s'kemi problem! Hoxha mund të tërhiqet

28 Prill 2026, 20:42 / KOSOVA ALFA PRESS
Kurti: LDK të sjellë çfarëdo kandidati, ne s'kemi

Kryeministri Albin Kurti në reagim ndaj deklaratës së kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku se po i pengon Vjosa Osmani, ai tha se “nuk i pengon asnjë kandidat që e sjellë LDK-ja”.

“Vetëm le të na i sjellin 15 nënshkrime. Ne ja plotësojmë nënshkrimet sa i mungojnë”, tha Kurti.

Megjithatë, ai nuk premtoi e as garantoi asnjë votë nga grupi i tij parlamentar për kandidatin e LDK-së.

“Në kuti, votimi është i fshehtë”, tha Kurti.

Ai tha se ka biseduar me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe ajo ka shprehur gatishmëri të tërhiqet nga gara, nëse LDK-ja sjell 15 nënshkrime dhe emrin e kandidatit të saj për president.

“Kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha dhe kam biseduar me të dhe ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura, nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për kandidaten e saj, kushdo që është. LVV ia plotëson edhe 15 nënshkrime të tjera nga mazhoranca dhe në këtë mënyrë do ta kishim një kandidat nga shoqëria civile dhe një nga LDK dhe sonte le ta zgjedhim presidentin apo presidenten”, tha Kurti gjatë një adresimi për media në Kuvendin e Kosovës.

Por, Kurti tha se LDK-ja duhet të sjellë nënshkrimet dhe emrin e kandidatit dhe lista duhet të ketë datën e sotme.

“Mund të mos i kenë 15 nënshkrime, ndoshta i kanë 14 apo 13 sa t’i kenë le t’i sjellin veç na të na i sjellin, ne e plotësojmë për kandidatin... Nëse u mungon ndonjë se këqyrim për një e dy”, tha ai.

LDK tha më herët se nënshkrimet e prezantuara një ditë më parë nuk kishin emër, pasi për këtë paraprakisht duhet dakordim me LVV-në. Por, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se Kurti po kërkon kundërkandidate për Feride Rushitin.

Po ndodh...